Ambasadori Rohde për trajnerin e të Kosovës: Emërimi i Fodas thekson marrëdhëniet e veçanta Kosovë-Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, e ka vlerësuar si lajm të madh emërimin e bashkëkombësit të tij, Franco Foda në krye të Kombëtares së Kosovës në Futboll.
“I dëshiroj atij dhe tërë ekipit sukses të madh”, është shprehur Rohde.
Ai ka thënë se emërimi i Fodas thekson edhe më shumë marrëdhëniet e veçanta që kanë Kosova dhe Gjermania, përfshirë këto në fushën e sportit. / GS