24-11-2024

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë takon Kadarenë: Identiteti evropian i shqiptarëve, më i rëndësishëm se kurrë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka takuar shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.

Kim duke cilësuar Kadarenë si “një nga mendimtarët më të mëdhenj evropianë”, i referohet një nga veprave të vona të shkrimtarit gjirokastritit, “ Identiteti Evropian i Shqiptarëve”, për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së identitetit shqiptar.

“Ai është aktual dhe interesant sot sikur ishte në 2006 kur u botua. Po të shohim të ardhmen, identiteti Europian i shqiptarëve është më relevant se kurrë”, deklaroi ambasadorja amerikane në një postim në Twitter./GB

Asnjë koment

Comments are closed.