Për një javë rresht në këtë festival u shfaqën rreth 200 filma e dokumentarë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Prizrenit u bë vendtakim i dhjetëra mijëra vizitorëve.

Kryeministrit Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të tij, me ç’rast ndau çmimin për filmin në garën kombëtare.

Filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, kurse filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.

Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare” është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill, ndërsa “Best International Dox Feature” e ka fituar “We” e Alice Diop.

Me “Best Green” është shpërblyer “White on White” nga Viera Cakanyva, derisa “Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut” është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah.

Çmimin e “Truth Dox” e ka fituar “Writing with Fire” i Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh.

Në fjalën e tij të shkurtër gjatë ndarjes së çmimeve ai ua uroi të pranishmëve dhe organizatorëve 20-vjetorin e DokuFest-it, ndërsa shtoi se ky festival, i cili u ngrit e edhe sot mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës.