25-04-2024

LVV në Prizren i thotë JO rikandidimit të Haskukës, vendimi përfundimtar pritet të merret në Prishtinë

Gara për të parin e Prizrenit me gjasë do të jetë më e ashpra e mbajtur në dy dekadat e fundit.
Mbase, ende zyrtarisht LVV-ja nuk ka vendosur për kandidatin për Kryetar të Prizrenit, siç duket vulën përfundimtare do ta jep lideri i saj, Albin Kurti.

Një mendim ndryshe duket se e ka qendra e LVV-së në Prizren, pasi burime të 04 Online brenda këtij subjekti politik kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti se Këshilli i kësaj qendre ka mbajtur mbledhje ku edhe është votuar pro dhe kundër kandidatëve.

Si rrjedhojë, Mytaher Haskuka i cili aktualisht është Kryetar i qytetit më të madh në Kosovë pas Prishtinës, nuk e ka marrë aminin e këtij këshilli. 61 anëtarë të Këshillit të LVV-së në Prizren kanë votuar kundër Haskukës për të rikandiduar, ndërsa 58 të tjerë kanë votuar pro rikandidimit.

Andaj, mbetet të shihet vendimi i qendrës se a do ta konfirmojë rikandidimin e Haskukës, apo do të jetë i një mendje me shumicën e Këshillit të Qendrës së LVV- së në Prizren./04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.