18-04-2024

Amerikanët e blejnë filmin mbi bombardimet e NATO-së në Serbi

Një vozitës duhet ta bëjë rrugën nga Kosova për në Beograd në një kohë të tmerrshme lufte.

Është viti 1999, Serbinë po e bombardon NATO-ja. Vozitësi ka diçka në kamionin e tij, ndërsa kalon nëpër peisazhin me luftë.

Tregimi në filmin “The Load” me regjisor Ognjen Glavonic ishte pjesë e Festivalit të Kanës. Grasshopper Film, kompani amerikane e filmit i ka blerë të drejtat e shpërndarjes së filmit në Amerikë.
Filmi së shpejti do të shfaqet edhe në Amerikë.

Filmi është 90 minuta dhe në gjuhën serbe, i xhiruar në shkurtin e vitit 2017-të, dhe i bazuar në një ngjarje krejt të vërtetë.

Filmi është bashkëproduksion mes Serbisë, Katarit, Francës, Kroacisë dhe Iranit. /KultPlus.com

Asnjë koment

Comments are closed.