24-04-2024

Haskuka kritikohet se premtoi ekspertë, ndërsa po “punëson militantë partiak”

Shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së në opozitë,  Ilir Baldedaj e ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, që para se të vinte në pushte ka premtuar punësim të profesionistëve,  ndërsa sipas tij tashmë po punëson “menaxherë hotelesh e pronar kariqash”.

 

Një reagim të tillë, Baldedaj e ka bërë pas njoftimit për punësimin edhe të një aktivisti të Vetëvendosjes!, në Zyrën e Kryetarit të Komunës, ndërsa shkrimit të tij ia ka bashkangjitur edhe një foto të aktivistit të VV-së.

 

Postimi i tij në profilin zyrtar në facebook:

 

“Qytetarët e Prizrenit i besuan Mytaher Haskukës, në premtimet e tij gjatë fushatës, se do të punësojë ekspertë dhe nuk do të ketë ndikim politik. Përtej secilës fjalë që e ka thënë Mytaher Haskuka po e mbush komunën me militant diletantë.

 

Premtoi punësim të profesionistëve ndërsa si bashkëpunëtorë profesional punëson menaxherë hotelesh e pronar kafiqash, duke e shndërruar komunën në “klub nate” të militantëve injorantë.

 

Të punësuarit e Mytaher Haskukës, bashkëpunëtorët profesional, pa asnjë ekspertizë profesionale, në fakt janë “borxhi” që Mytaheri po e paguan për votën e tyre.

 

Të punësosh ekspertë, qofshin ata edhe të taborit partiak, do të ishte normale në realitetin tonë politikë, por t’i paguash borxhet e fushatës me parat e taksapaguesve, në emër të punësimeve të bashkëpunëtorëve profesional është e papranueshme.

 

Pa asnjë fije turpi Mytaher Haskuka po e rrënon reputacionin e tij si individ duke u vënë në shërbim të nëntokës, dhe duke u shndërruar në turpin e qytetit të Prizrenit.

 

Punësimi i militantëve diletantë, në emër të zbulimit “bashkëpunëtorë profesional” është turpi i Mytaher Haskukës që nuk ia lanë as Lumbardhi e as Drini I Bardhë. Mytaher Haskuka, në emër të së shkuarës së tij, duhet të ik një ditë më parë, që ta shpëtojë veten, sepse secilën ditë udhëheqja e tij po shpërfaq kapjen e tij nga “nëntoka”.

 

Realiteti po e dëshmon se Mytaher Haskuka po shndërrohet në një vegël që po shfrytëzohet për përmbushje të detyrimeve dhe borxheve…”ka shkruar ai.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.