27-07-2024

Amerikanët i japin Policisë dronë, gati për pranim-dorëzimin!

Policia e Kosovës për pak çastesh do të mbajë një  konferencë për medie në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan, Jeffrey Hovenier si dhe drejtori i IPK-së, Kushtrim Hoda.

Po ashtu, nënshkrimi i pranim-dorëzimit pritet të bëhet tash në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.