27-07-2024

Prizren: Policia jep detaje për vrasjen në tentativë te Tranziti i Vjetër

Një person u plagos dje si pasojë e të shtënave me armë zjarri te Tranziti i Vjetër në Prizren.

Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë. Viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Sipas njoftimit të Gazetës Sinjali njëri nga të dyshuarit është Shaban Mullallari.

Për këtë ngjarje, jepen edhe disa detaje në raportin 24 orsh të PK-së:

“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./ Gazeta e Prizrenit

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.