12-12-2024

Prokuroria Speciale ndalon e më pas liron një të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës.

Sipas njoftimit, pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

“I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme 10.10.23, për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën për media./FO

Lexo edhe:

Prizren: Policia jep detaje për vrasjen në tentativë te Tranziti i Vjetër

Asnjë koment

Comments are closed.