Për 17 vjet me radhë, në javën e dytë të muajit maj, në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë, në mbrëmjen e së premtes ka filluar Festivalin Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”.
Kjo ka bërë që në Denjë të mblidhen adhuruesit e folklorit nga të gjitha trojet Shqiptare, për të ruajtur dhe kultivuar traditën shqiptare.
Para fillimi të festivalit, nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi, zyrtar tjerë dhe në prani të shumë pjesëmarrëseve u bë përurimi i Amfiteatrit të Festivalit ”Anadrinia Jehon”, i financuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit.
Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Banorët e kësaj zone duhet të ndjehen krenarë që faktin se me punën e tyre po arrijnë të mbledhin në këtë skenë emra të njohur të kulturës e traditës popullore, vlera të shquara artistike nga krahina e ndryshme shqiptare, duke u bërë një shesh ku shqiptarët marrin e japin dhe ku çmojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin”, ka thënë ai.
Në natën e parë të festivalit kanë performuar: SH.K.A “Anadrini” Dejnë, SH.K.A “Ardhmëria” Gjakovë, SH.K.A “Tingujt e Vendlindjes” Kaçanik, SH.K.A “Muharrem e Xhevat Qena”, SH.K.A “Isa Boletini” Rogovë, SH.K.A “Rahoveci” Rahovec dhe AKV “Zëri i Kosovës”, Fushë Kosovë.
Kurse, sonte në natën e dytë do të përformojnë: AKV “Hajvalia” Prishtinë, SH.K.A “Bresana” Dragash, AKV “Dëshmorët e Kombit” Obiliq, SH.K.A “Albana”, Kamenicë, AKV “Mitrovica”, Mitrovicë, Grupi i rapsodëve nga Malisheva, Rapsodët Shefki Salihu dhe Shaban Baksi dhe AKV “Nënë Tereza” Tiranë.
Festivali tanimë tradicional, organizohet në përkujdesje të Kryetarit të Komunës, Smaj Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK-së në Rahovec dhe këshillit organizativ të festivalit udhëhequr nga Ervin Hoxha, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport./koha.net/