26-04-2024

Pse plisat e krahasojnë ndeshjen e djeshme Liria-Prishtina me një ngjarje të 83-tës që lidhet me Vokrrin?

Tifozët e klubit të futbollit Prishtina, “Plisat”, kanë bërë analogji në mes të asaj që ndodhi dje në Prizren, dhe një ngjarje që ka ndodhur në futbollin e Kosovës në vitin e largët 1983.

Prishtina, në minutat e fundit të lojës shtesë, nëpërmjet Mërgim Pefqelit shënoi kundër Lirisë golin i cili e mban në luftë për titull të kampionit, dhe rrjedhimisht rrugën për në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Barazimi ndaj Lirisë, derisa klubi Drita nga Gjilani në të njëjtën kohë ishte duke fituar ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë e përfundonte punën me kampionin e Kosovës.

Goli i Pefqelit e la të hapur garën, dhe kampioni do të shpallet në ndeshjen e drejtpërdrejt që do ta kenë Prishtina e Drita, në Pejë. Të parës i duhet fitore me avantazh prej dy golash, derisa Dritës i mjafton edhe barazimi, meqë tash për tash, në tabelë ka 3 pikë më shumë të tubuara.

Shpërthim i jashtëzakonshëm gëzimi ndodhi në radhët e Plisave, të premten, që në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit kishin mbushur lindjen.

Ben Kajtazi, anëtar i tifo grupit “Plisat” ka postuar analogjinë në profilin e tij në Facebook.

“Loja e njëjtë, tribuna e njëjtë, shpërthimi i njëjtë, veç viti tjetër
#Prishtina #Plisat #DritenEshkymimNa”, ka shkruar Kajtazi.

Në fotolajmin e gazetës së vitit 1983 thuhet se “pas golit të parë në ndeshjen Liria – Prishtina (0:2), të cilën e shënoi Vokrri në minutën e 73-të, e gjithë ‘lindja’ u çua në këmbë”./koha.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.