Ansambli “Lidhja e Prizrenit” prezantohet suksesshëm në festivalin e folklorit në Zagreb
Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” nga Prizreni është duke u prezantuar suksesshëm në festivalin ndërkombëtar të folklorit ” Smotra folklora ” në Zagreb të Kroacisë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Nga data 18 deri 23 korrik, me nga dy programe në ditë, së bashku edhe me shumë grupe të tjera pjesëmarrëse po zhvillohet një konkurrencë e madhe artistike, njëherësh edhe duke joshur publikun vendas si dhe turistët e rastit, si dhe të ardhurit enkas për ta përcjellë edicionin e 52-të me radhë të festivalit, me përmasa ndërkombëtare.
Gjatë këtyre ditëve ansambli prizrenas po shfaq program të pasur kulturo-artistik me këngë dhe valle nga repertori i tyre, ku krahas shumë shteteve nga Evropa dhe bota po prezantohen me shumë sukses në petkun e kostumit kombëtar.
Vallja dhe kënga shqipe po dominojnë në këtë ngjarje kulturore, marrë parasysh edhe koloritin e kostumit kombëtar, i cili është shumë i pasur.
Festivali është në mbrojtje të UNESKO-s dhe po ashtu është pjesë e organizatës botërore të valleve “CIOFF”.
Ansambli nga Prizreni po përfaqëson denjësisht Republikën e Kosovës me sukses, duke ngjarë në një ambasadore rë kulturës/ GazetaePrizrenit.net/