25-04-2024

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” prezantohet suksesshëm në festivalin e folklorit në Zagreb

Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” nga Prizreni është duke u prezantuar suksesshëm në festivalin ndërkombëtar të folklorit ” Smotra folklora ” në Zagreb të Kroacisë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Nga data 18 deri 23 korrik, me nga dy programe në ditë, së bashku edhe me shumë grupe të tjera pjesëmarrëse po zhvillohet një konkurrencë e madhe artistike, njëherësh edhe duke joshur publikun vendas si dhe turistët e rastit, si dhe të ardhurit enkas për ta përcjellë edicionin e 52-të me radhë të festivalit,  me përmasa ndërkombëtare.

Gjatë këtyre ditëve ansambli prizrenas po shfaq program të pasur kulturo-artistik me këngë dhe valle nga repertori i tyre, ku krahas shumë shteteve nga Evropa dhe bota po prezantohen me shumë sukses në petkun e kostumit kombëtar.

Vallja dhe kënga shqipe po dominojnë në këtë ngjarje kulturore,  marrë parasysh edhe koloritin e kostumit kombëtar, i cili është shumë i pasur.

Festivali është në mbrojtje të UNESKO-s dhe po ashtu është pjesë e organizatës botërore të valleve “CIOFF”.

Ansambli nga Prizreni po përfaqëson denjësisht Republikën e Kosovës me sukses, duke ngjarë në një ambasadore rë kulturës/ GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.