Deputeti Anton Quni u zgjodh kryetar i degës së LDK-së në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Dega e LDK-së në Prizren, sot pasdite mbajti Kuvendin e IX zgjedhor, ku nga 99 delegatët 54 prej tyre kanë zgjedhur Qunin, për kryetar të ri të këtij subjekti politik në Prizren.
Kundërkandidati i tij, Driton Selmanaj, ka marrë gjithsejtë 45 vota, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore: Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, etj.
Në Kuvendin e sotëm do zgjedhen edhe 18 delegatë për Kuvend qendror. /GazetaePrizrenit.net /
Lexo edhe: