26-01-2022

Anulohen mijëra fluturime për shkak të Covid-19 dhe motit

Fluturimet ajrore, për shkak të pandemisë dhe të motit të keq, kanë qenë kaotike këtë fundjavë. Me mijëra fluturime janë anuluar, teksa mijëra të tjera janë vonuar. Shumë pilotë, stjuardesa dhe staf tjetër ndihmës mungojnë në punë për shkak të infektimit ose sepse janë në karantinë pasi kanë rënë në kontakt me dikë që ka pasur virusin.

Situata e fluturimeve ndërkombëtare paraqitet e përkeqësuar dhe kaotike. Me mijëra fluturime janë anuluar nëpër aeroportet më të mëdha të botës.

Mediet amerikane shkruajnë se kombinimi i motit të keq me mungesën e shumë pilotëve dhe stafit për shkak të koronavirusit, ka çuar në anulimin e mbi 2,700 udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara vetëm këtë fundjavë.

Shtetet e Bashkuara kanë 2,723 fluturime të anuluara, më shumë se gjysma e 4,698 udhëtimeve të anuluara në mbarë botën.

Më herët, rreth 6000 fluturime të brendshme patë vonesa të gjata të shtunën, nga gjithsej 11.043 fluturime që u vonuann në mbarë botën për ditën, raporton oranews.

Linja ajrore amerikane më e prekur ishte SkyWest, e cila anuloi 23 % të fluturimeve të saj, teksa aeroportet e goditur më rëndë janë ato të Çikagos për shkak të motit të keq me stuhi të rënduara dëbore.

Industria globale e udhëtimit ajror është ende e gjynjëzuar nga varianti i ri i Coronavirusit, Omicron.

Shumë pilotë, stjuardesa dhe staf tjetër ndihmës mungojnë në punë për shkak të infektimit ose sepse janë në karantinë pasi kanë rënë në kontakt me dikë që bart virusin.

Asnjë koment

Comments are closed.