26-04-2024

Vetaksident fatal në Sallagrazhdë të Suharekës, një fëmijë i vdekur e dy të lënduar

Një vetaksident trafiku me fatalitet, ndodhi pasditen e sotme në komunën e Suharekës, ku vdiq një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Ngjarja ndodhi në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.  Rastin e konfirmoi Policia në Prizren dhe kreu i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj njëri nga fëmijët ka qenë duke vozitur atë veturë në momentin e aksidentit.

“Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc. Ngushllime familjarëve !” ka njoftuar Muharremaj. /GazetaePrizrenit.net

Foto: Vendi i aksidentimit

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.