Anulohet koncerti i Xenit, nuk kishte leje përkatëse
Koncerti që është planifikuar të mbahet sot nëpër disa lagje të Gjakovës, është anuluar për shkak se është parë që nuk është respektuar distanca sociale e paraparë me ligj.
Drejtori i departamentit të Policisë së Kosovës, Riza Shallova, ka thënë që nuk kishte leje nga MPB-ja për ta mbajtur një koncert të tillë.
Gjithashtu nga Drejtori Rajonal kërkohet të kërkohen sqarime nga përgjegjësit në Stacionin Policorë në Gjakovë dhe të procedohet për përgjegjësi sipas të gjeturave. /Indeksonline/