25-04-2024

Karantinat e para në botë – atraksion turistik në Dubrovnik

Qysh prej kohëve antike shoqëritë kanë provuar t’i ndajnë njerëzit me sëmundje nga ata që kishin mbetur pa u prekur, me referenca për vetizolimin që datojnë qysh në kohën e Dhjatës së Vjetër.

Dhe derisa COVID-19 po përhapet anembanë botës, ne jemi këshilluar për “vetëkarantinim” nëse jemi kthyer prej ndonjë vendi të botës, ku virusi po përhapet me të madhe ose nëse e dimë se kemi pasur kontakt me ndonjë të prekur, shkruan KOHA.

Për ta kuptuar rëndësinë e vetëkarantinimit në kohën e pandemisë bashkëkohore, është e dobishme që të hedhim një shikim historik për vetë fjalën “karantinë”, që daton qysh në kohën e Evropës mesjetare.

Rrënjët italiane

Fjala “karantinë” ka rrënjë italiane; në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare nga Vdekja e Zezë që po bënte kërdi në Evropën e shekullit të katërmbëdhjetë.

Anijeve që po arrinin në Venedik nga portet e infektuara u kërkohej të ankoroheshin për dyzet ditë (quaranta giorni) para se të zbrisnin udhëtarët në tokë, një praktikë kjo që pastaj do të njihej përgjithësisht si karantinë – duke derivuar nga “quarantino”, fjala italiane për periudhën katërdhjetëditore. /k.net/

Asnjë koment

Comments are closed.