12-07-2020

Heqja e taksës mbush marketet me plazma keksa, shiten me flamur të Turqisë

Me vendim  të qeverisë së Haradinajt, marketet kosovare janë urdhëruar që afër produkteve të ekspozuara të vendoset flamuri i origjinës së produkteve.

Por kjo gjë është duke u keqpërdorur me të madhe në marketet e Kosovës, ndërkaq inspektorëve duket se ky gjest nuk ju ka rënë në sy.

Nëpër raftet e qendrave tregtare afër produkteve janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.

Siç shihet në një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e tij “Facebook”, aktivisti i shoqërisë civile, Gramos Buçinca, afër produkteve serbe siç është Plazma keksi, është vendosur flamuri i shtetit Turk.

Asnjë koment

Comments are closed.