09-12-2024

Anulohet përzgjedhja e fundit e personelit arsimor në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti shkollor është përcjellë me parregullsi në procesin e konkursit për personelin mësimor. Ai ka njoftuar se ka anuluar vendimet e Drejtorisë së Arsimit për komisionet përzgjedhëse dhe njëherësh ka shtuar se vendimet e këtyre komisioneve për përzgjedhjen e personelit arsimor janë jovalide.

Nga drejtorët e shkollave ka kërkuar që sfidat me mungesën e mësimdhënësve të caktuar t’i menaxhojnë me kapacitetet e brendshme. Në anën tjetër, opozitarët kanë theksuar se viti i ri shkollor po e gjen Komunën e Prizrenit pa drejtor të Arsimit, si dhe me mungesë të mësimdhënësve e probleme të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Ditë më parë, kreu i Komunës për shkak të parregullsive në konkurse ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Arsimit, Gani Gërmizaj. Pas këtij veprimi, dega e Nismës Socialdemokrate ka njoftuar largimin nga koalicioni qeverisës komunal. Drejtuesi i ri i DKA-së ende nuk është emëruar…

Asnjë koment

Comments are closed.