27-07-2024

Përplasje mes VV-së dhe Molliqajt: Prej hajnisë e deri te anëtarësimet, akuza nga më të ndryshmet

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, është ballafaquar me anëtarin e PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing Zgjedhor mbrëmë  në T7.

Molliqaj ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje janë antarësuar vetëm persona që kanë qenë më parë në PDK dhe aty nuk kanë mundur të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse. Ai madje i ka akuzuar ata për korrupsion.

Dardan Molliqaj që përfaqëson koalicionin AAK-PSD, ka thënë se nuk mund të flasë me Taulant Kryeziun i cili përfaqëson VV-në. Sipas Molliqajt, Lëvizja Vetëvendosje nuk ekziston në këtë debat.

“Për mua VV nuk ekziston në këtë debat. Në kohën e zgjedhjeve të fundit asnjë njeri i PDK-së nuk vinte në debat, ndërsa sot VV e ka dërguar një analist që nuk ka dijeni për VV-në. Nuk mundem të flas me VV-në pa qenë ajo këtu. I ftojë publikisht që mos të frikësohen dhe të vijnë në debate”, është shprehur Molliqaj.

“Ata nuk kanë mundur të bëhen pjesë e vjedhjeve dhe pastaj kanë ndërruar parti”, ka thënë Molliqaj.

Por Kryeziu ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

“Ti fatmirësisht nuk e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, atë e bëj unë”, ka thënë ai.

“Ju si parti keni marrë pjesë në ekipin negociator të Thaçit për dialog të udhëhequr Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Ju keni kontribuar direkt në idenë e ndarjes së Kosovës. Nuk mundesh me fol me gjuhë të rrugëve me mua”

“Keni gënjyer dhe pastaj keni vjedhur mandate. I gjithë opinioni e dinë këtë”

Tutje Molliqaj ka thënë se është e sigurtë që ai do zgjidhet përsëri si deputet dhe i ka thënë Kryeziut nëse aderimi i Agim Bahtirit në VV ka qenë vjedhje e mandatit njejtë sikur janë akuzuar deputetet e dalë nga Lëvizja Vetëvendosje./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.