24-11-2024

Apeli ia kthen Gjykatës së Prizrenit mbi 730 lëndë

Për një vit e gjysmë, Gjykata e Apelit ia ka kthyer në rishqyrtim Gjykatës Themelore (GJTH) në Prizren mbi 730 lëndë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Disa procese gjyqësore, në të cilën kanë përfunduar me burgim me kusht, por edhe disa të tjera të vendosura paraprakisht nga GJTH janë rikthyer sërish nga e para.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore (GJTH) në Prizren në Prizren, Afërdita Kicaj konfirmoi se nga viti 2018 e deri në qershor të këtij viti, këtij organi i janë kthyer 783 lëndë.

“Pjesa më e madhe e tyre apo 383 janë lëndë civile, ndërsa 350 të tjera kanë të bëjnë me çështje penale”, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit” ajo.

Zyrtarët e Gjykatës në Prizren ndërkaq nuk i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet më të shpeshta për kthimin e lëndëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.