18-07-2026

“Armata kosovare” ia mësyn bregdetit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje e dalje regjistrohen në Morinë brenda 24 orësh

Edhe kjo fundjavë, ashtu si gjatë gjithë sezonit veror, është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinit. Pjesa më e madhe e udhëtarëve që vijnë nga Kosova, mes tyre edhe shumë bashkatdhetarë të diasporës, kanë si destinacion bregdetin shqiptar. Sipas tyre, plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës vazhdojnë të jenë zgjedhjet më të preferuara për pushimet verore.

“Jam nga Gjakova. Besoj me shku në Velipojë, po nuk vetëm për plazh, por vej dhe për qejf. Se më i kënaqur jam për shembull me që në Shqipëri sesa në Kosovë, por pushime vetëm në Shqipëri. Shqipëria vendi jonë, vend i bukur, deti i mirë, mikpritje gjithashtu, gjuha mbi të gjithë.

“Vijmë për pushime si familje dhe do rrimë 8-9 ditë”, thanë disa prej tyre, raporton rtsh.al.


Pavarësisht fluksit të lartë, kryesisht në hyrje të Republikës së Shqipërisë, lëvizja në Pikën Kufitare të Morinit po menaxhohet pa krijuar vonesa. Kjo falë zbatimit të marrëveshjes për procedurat e përshpejtuara mes dy shteteve, e cila ka lehtësuar kalimin e udhëtarëve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare janë regjistruar mbi 18 mijë hyrje dhe dalje personash.

Asnjë koment

Comments are closed.