19-07-2026

Ndalohet në Vërmicë, 45-vjeçari nga Rahoveci dërgohet direkt në burg për ta vuajtur dënimin

Një 45-vjeçar nga Rahoveci ka përfunduar në burg pasi u arrestua në Pikën Kufitare të Vërmicës, ku rezultonte i kërkuar me urdhër-arrest të Gjykatës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për H. S. Shehun nga Rahoveci.

Sipas burimeve të Sinjalit, ai u ndal në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut në Pikën Kufitare të Vërmicës, pasi gjatë verifikimeve policore rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Kanosje”.

Pas ndalimit, patrulla e Stacionit Policor në Rahovec e mori në dorëzim të kërkuarin dhe, rreth orës 08:45, e dërgoi në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.


Sipas burimeve të Sinjalit, ai do të vuajë 15 ditë burgim, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.