Aro Muric: Kosova ka ardhur të paraqitet mirë

Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Suedisë, së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, ishte portieri Arijanet Muric.

Ky i fundit foli për rendësin e ndeshjes dhe kualitetet e ekipit kundërshtarë.

“Jemi të emocionuar dhe me padurim presim ndeshjen me Suedinë, jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të tregojmë paraqitje të mirë. Pas ndeshjeve të shtatorit jemi kthyer me më shumë vetëbesim dhe mendoj që dyja ekipet do të kenë rastin të tregojnë paraqitje të mira. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë si gjithmonë”.

Portieri shtatlartë u pyet se a është më e lehtë që të luash kundër Suedisë për Zlatan Ibrahimovicin, i cili do të mungojë, transmeton Telegraf.

“E thash është që një ndeshje që mezi presim ta luamjë. Suedia edhe pa Zlatanin është e fortë. Do të luajmë fortë që të marrim një rezultat të mirë ndaj një kundërshtari si Suedia”, deklaroi Muric.

Po ashtu një nga lojtarët që pritet të mungojë është edhe Victor Lindelof, ndërsa edhe sulmi është i fortë dhe këtë e ka pranuar edhe Muric.

“Është një ekip që ka shumë lojtarë të mirë. Një lojtarë nuk është se e bën më të dobët, pasi që e ka grupin e mirë”.

“Nuk mund të veçoj një nga sulmuesit, gjithë janë futbollist të nivelit të lartë”, ka thënë Muric.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.