26-04-2024

Fiton Brazili, ndalet Argjentina e Messit

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut. Brazili ka fituar me përmbysje ndaj Venezuelës në transfertë me rezultatin 1-3.

Ishin fillimisht vendasit që e nisën shumë shpejt në avantazh në minutën e 11′ me anë të Ramirez. Në pjesën e dytë skuadra “Seleçao” barazoi me anë të Markinjos në minutën e 71′, përmbysi me Gabigolin ose ndryshe Gabriel Barbosën nëm minutën e 85′ me penallti dhe i vuri kapakun sfidës me Entoni në minutën e 90+5′. Siç transmeton “Cna”, me këtë fitore Brazili renditet e shkëputur në krye në kuotën e 27 pikëve, ndërsa tabelën e mbyll pikërisht Venezuela duke grumbulluar 4 pikë.

Argjentina ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Paraguajit në transfertë, në një takim ku Lionel Mesi luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit, por pa bërë asgjë më shumë. Me këtë ndalesë skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e 2 në kuotën e 19 pikëve. I njëjti rezultat vlen edhe për duelin Uruguaj-Kolumbi e cila u mbyll pa asnjë fitues me rezultatin e bardhë 0-0, raporton rtk. Ekuadori mposhti në shtëpi 3-0 Bolivinë, ku të gjitha golat u realizuan në fraksionin e parë të lojës. Peruja ka marrë tre pikë me vlera ndaj Kilit, ku arriti një sukses në shtëpi me rezultatin 2-0.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

VENEZUELË 1-3 BRAZIL

Ramirez 11′ / Markinjos 71′, Gabigol (p) 85′, Entoni 90+5′

PARAGUAJ 0-0 ARGJENTINE

URUGUAJ 0-0 KOLUMBI

EKUADOR 3-0 BOLIVI

Estrada 14′, E. Valencia 17′, 19′

PERU 2-0 KILI

Kueva 36′, Pena 64′

RENDITJA E PLOTË

 

Asnjë koment

Comments are closed.