Simpatizantët prizrenas të njohur si “Arpagjiktë” po i japin gjallëri atmosferës sportive në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”.
Ata sot kanë stolisur Kalanë dhe qytetin. Kjo është bërë si motivim në prag të ndeshjes në basketboll, të së mërkurës Bashkimi – Sigal Prishtina. “Arpagjikët” presin që Bashkimi të shpallet kampion dhe të rrëmbejë titullin historik!
Ndërkaq, në ethet e ndeshjes është edhe i tërë klubi Bashkimi.
“Momenti historik po afron, e pritjes së gjatë po i vjen fundi..KUPA PO VJEN, KUPA PO VJEN!
Pas fitores së madhe mblidhemi në Sheshin Shatërvan për të festuar titullin e parë në histori të klubit! Ky është shkrimi zyrtar i tyre, në prag të ndeshjes historike.
Fotot janë bërë nga Televizioni i Prizrenit.