19-04-2024

“Arpagjikët” paralajmërojnë festë për Bashkimin kampion (foto)

Simpatizantët prizrenas të njohur si “Arpagjiktë” po i japin gjallëri atmosferës sportive në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”.

Ata sot kanë stolisur Kalanë dhe qytetin. Kjo është bërë si motivim në prag të ndeshjes në basketboll, të së mërkurës Bashkimi – Sigal Prishtina. “Arpagjikët” presin që Bashkimi të shpallet kampion dhe të rrëmbejë titullin historik!

Ndërkaq, në ethet e ndeshjes është edhe i tërë klubi Bashkimi.

“Momenti historik po afron, e pritjes së gjatë po i vjen fundi..KUPA PO VJEN, KUPA PO VJEN!

Pas fitores së madhe mblidhemi në Sheshin Shatërvan për të festuar titullin e parë në histori të klubit!  Ky është shkrimi zyrtar i tyre, në prag të ndeshjes historike.

Fotot janë bërë nga Televizioni i Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.