Në cilin vend u radhit Liria në këtë sezon?

FFK ka përmirësuar gabimin teknik, duke e rivendosur Lirinë e Prizrenit në vendin e 5-të të tabelës, për edicionin 2017/18, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”.

Kjo është bërë pas kërkesës së zyrtarëve nga klubi bardhezi.

Liria, ishte ranguar e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës,  ndërsa klubi e konsideroi si lëshim teknik.

Sipas rregullores, ky vend i siguron Lirisë një përfitim në vlerë prej 5.000 euro. “Gazeta e Prizrenit.net”.