06-05-2024

Arrestim për armëmbajtje ilegale në Lipovec të Hasit

Në fshatin Lipovec të Hasit është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e tij, me ç’rast i është gjetur dhe i është konfiskuar një pistoletë me gaz, 50 fishekë me gaz, 85 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 100 fishekë të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.