26-04-2024

Arrestime dhe kontrolle të mëdha në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Malishevë, për një rast që kishte ndodhur më 26 maj të këtij viti.

Sipas policisë të dyshuarit janë arrestuar ndërsa janë kryer edhe disa kontrolle në shtëpitë e tyre dhe disa objekte përcjellëse të tyre.

Në tri lokacione të ndryshme policia kishte gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një predhë, tre karikatorë dhe 379 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Për këtë është njoftuar edhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të këtij të fundit, të arrestuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar./GazetaBlic

Asnjë koment

Comments are closed.