“Arrestime, konfiskim i armëve, vetura…”, policia deklarohet për aksionin në Prishtinë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit është duke zhvilluar edhe një aksion për rastin Berzovica. Aksioni po zhvillohet në disa lokacione të Prishtinë. Raportohet se disa persona janë arrestuar, janë bastisur shtëpië luksoze dhe konsifkuar armë dhe vetura.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi, Baki Kelani ka konfirmuar se aksioni Berzovica 6 po vazhdon derisa detaje do të bëhen të ditura pas përfundimit të këtij aksioni.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, u shpreh Kelani. /IO