Prizren: Sot nuk do të kenë ujë të pijshëm katër lagje

Kompania “Hidroregjioni Jugor” njofton se sipas njoftimeve nga ana e KEDS-it, me datën 21.09.2022 , prej orës 11:00 deri ne ora 16:00 do të ketë ndërprerje tw furnizimit me rrymë tek stacioni i pompave në 40 Bunar dhe Rezervari Shpati . Si pasojë do të ketë ndërprerje te furnizimit me ujë të pijes në lokacionet:

  • Lagjja Dardania
  • Korilla pjesërisht
  • Rr; Ukë Bytyqi dhe
  • Kazerma F.S.K

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.