19-04-2024

Sot parashihen reshje bore në Kosovë

Mot më i ftohtë parashihet për ditën e mërkurë, me vransira e diell. Orëve të mëngjesit me kushte për mjegull nëpër ultësira.

Sipas Prishtina Weather orëve të pasdites ka mundësi për reshje lokale shiu, e në vise malore mbi 2000m edhe reshje bore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 7C, e maksimalet luhaten ndërmjet 13 deri 16C.

Mbetet ftohtë dhe kryesisht me vransira edhe të enjten e të premten, me mundësi për riga lokale shiu.

Në fundjavë kryesisht me diell dhe rritej temperaturash.

Asnjë koment

Comments are closed.