26-11-2024

Arrestimet për mashtrim – Kush është izraeliti i Call Center?

Që rreth katër vjet te “Katër Llullat” në Prishtinë po operonte Qendra e Thirrjeve “O.T Capital” të cilën e udhëhiqte një izraelit.

Ai u prangos të martën e biznesi, të cilin Klan Kosovës nuk iu lejua ta xhirojë, iu mbyll në aksionin e policisë e prokurorisë, ku u përfshinë edhe disa Call Center të tjerë në kryeqytet, në të cilin gjithsej u arrestuan 14 vetë.

Shtetasi izraelit është i dyshuari kryesor në skemën e cila u hetua në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ku përmes telefonit dyshohet se po mashtroheshin shtetas të huaj.

“Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime. Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca, si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në këtë mënyrë me gjasë udhëzimet, të cilat Klan Kosova i pa, që një prej qendrave kishte vendosur në zyre për punonjësit ishin sa për sy e faqe.

Televizioni merr vesh se izraeliti i arrestuar kishte paraqitur një licencë për qendrën e tij.

Një aksion në Call Center ishte realizuar edhe vitin e kaluar, ku ishin arrestuar 18 persona.

 

Asnjë koment

Comments are closed.