Arrestohen 76 persona për mosrespektim të masave për qarkullim
Policia e Kosovës ka arrestuar 76 persona nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në këtë listë prin Gjakova, ku të arrestuar janë 13, në Gjilan 12, Prishtinë 11, ndërsa në Pejë janë arrestuar 10 persona.