20-04-2024

Arrestohen dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, merr vesh Gazeta Express.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave.

Gjithashtu janë prangosur edhe dy të tjerë, K.M., dhe D.S, ky i fundit i nacionalitetit turk.

K.M., dyshohet se ka ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve, me qëllim arsyetimin e dhënies së telefonave për firmat që kanë pasur kontratë marketingu.

Sipas burimeve, dy të arrestuarit T.M dhe K.M janë vëllezër.

Arrestimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm./Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.