26-04-2024

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren dhe dërguar në vuajtje të dënimit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit nga Policia, ai është arrestuar në  rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.