Arrestohen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh në rastin “Pronat në Prizren”
Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ,ka arrstuar dy persona të dyshuar për Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe Falsifikim dokumentesh.

“Lidhur me rastin janë kryer kontrolle me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive ku janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokument-letërnjoftimin e Serbisë të viktimës e cila kishte vdekur disa dekada më herët dhe duke e prezantuar në mënyrë fiktive person tjetër kanë bërë marrëveshjen e procedurës se ndërmjetshmit tek ndërmjetësuesi, dhe përmes kësaj marrëveshje për ndërmjetësim me kërkesë në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prizrenit kanë arritur ti tjetërsojnë 18 tetëmbëdhjetë (18) prona/parcela prej rreth tre 3.60ha që gjenden në një fshat në Prizren me vlerë rreth 1.000.000.00 milion euro”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë si në vijim;
Një Lop-top,
Dy telefona,
14,600.00 € katërmbëdhjetëmijë e gjashtëqind euro, si dhe dokumentacion te ndryshëm që munde të shërbejë si provë në procedurë te mëtejme.
Personat e përfshirë dyshohen për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ neni 414, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 I KPRK-se, veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme “nga neni 395, veprën penale nga neni 31 “Bashkëkryerje” i KPRK-se, ku njëri nga ta me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, një u lirua në procedure të rregullt kurse personi tjetër gjendet në kërkim policor


