18-04-2024

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, ia grabitën varësen e arit një vajze

Policia në Prizren njoftoi se, me 11 nëntor 2020 rreth orës 13:30, dy persona të dyshuar A.T i lindur në vitin 2000 dhe Z.M i lindur në vitin 2001 në bashkëkryerje duke vepruar me forcë i kanë vjedhur një varëse ( zingjirë ari) nga viktima duke ja këputur në menyrë të vrazhdë nga qafa dhe të njëjtit largohen në drejtim të pa ditur në atë kohe.

Zyra për informim e Policisë, përmes një komunikate për media, njoftoi se si rezultat i një aktiviteti të organizuar taktiko- operativ policor, sot me datë 23 shkurt 2021, njësia e hetimeve në Prizren ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarit e lartëpërmendur, po ashtu është identifikuar edhe vendi ku është shitur varësja e qafës (zingjir ari) i marrë nga viktima me dhunë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Lidhur me ketë rast është kontaktuar prokurori i Shtetit i cili ka vendosur që ndaj të dyshuarve të aplikohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Me rastin po merren hetimet e stacionit policor në Prizren, thuhet në fund të kësaj komunikate nga zyra për informim e DRP-Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.