Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Suharekë janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Lidhur me këtë rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë dhe mallra të ndryshëm në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve në fshatin Samadraxhë.

“Me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar për krime te përgjithshme i cili ne koordinim me Gjykatësin e procedues paraprake ka dhënë urdhëron gojorë për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit në fshatin Samadraxhë”, thuhet në njoftimin e policisë

Po ashtu, policia ka treguar se arma me municion si dhe mallrat e gjetura në konsultim me prokurorët kujdestar janë sekuestruar si prova materiale./BetimipërDrejtësi