25-04-2024

Miratimi i Ligjit/ “Oligarkët që kanë mbi 25 mijë euro dhe nuk munden me i arsyetu, ju konfiskohet pasuria

Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në Facebook ai ka shkruar se posa ligji të hyj në fuqi, dhe si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë euro, sipas tij, dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria ju konfiskohet.

Asnjë koment

Comments are closed.