Arrestohen katër të mi:tur në Suharekë, dyshohen për vjedhje në një shtëpi
Katër të mitur janë arrestuar pasi dyshohen se kanë vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e një gruaje në Suharekë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të miturit dyshohen se vodhën orë dore, telefona, bizhuteri dhe një pistoletë.

“Suharekë 15.03.2025-18:00. Lidhur me rastin, sot me datën 17.03.2025, janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës femër kosovare kishin vjedhur gjësende të ndryshme materiale: orë dore, telefona, bizhuteri si dhe një armë zjarri pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor”, thuhet në njoftim. /BpD
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.