20-04-2024

Arrestohen për rrahjen e babait dhe të bashkëshortes

Dy persona janë arrestuar për dhunë familjare në rajonin e Prizrenit.

Në rastin e parë në Prizren është arrestuar i dyshuari (rom),  pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në rastin tjetër që ka ndodhur në Suharekë, është arrestuar i dyshuari (shqiptar) pasi ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.