26-04-2024

Arrestohen tre persona në Komunën e Suharekës

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mushtisht dhe një në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës, pasi ndaj tyre ekziston dyshimi se nuk e kanë respektuar  vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ata janë hasur në rrugë në intervale te ndryshme kohore, duke shkelur kështu kufizimet e vendosura nga Qeveria për shkak të pandemisë Covid-19.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.