26-04-2024

Gjendet një mjet shpërthyes në Radostë, njësitet përkatëse bëjnë asgjësimin e tij

Në fshatin Radostë të Komunës së Rahovecit, Policia e Kosovës së bashku me njësitë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD)dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë asgjësimin e një mjetit shpërthyes.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur me 28 prill 2020, në orën 15:25, pasi ankuesi mashkull kosovar  nga fshati Radostë, ka raportuar se kishte hasur  në një mjet shpërthyes.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e EOD-së dhe FSK-së kanë bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes.

Bëhet e ditur se në këtë rast nuk ka pasur persona të lënduar. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.