16-04-2024

Arrestohen tre persona për ‘vjedhje’ në Prizren

Tre persona, njëri prej të cilëve i mitur janë arrestuar si të dyshuar për “vjedhje” në Prizren, derisa aty u është konfiskuar edhe një mjet për hapjen e dyerve (pajser), transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve për parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, ka arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, për përfshirje në një rast të veprave penale ‘vjedhje’.

Referuar njoftimit nga Zyra për Informimi në kuadër të Policisë në Prizren,gjatë një pike kontrolli është ndalur një veturë, ku gjatë kontrollit të personave dhe automjetit është arritur të arrestohen:

  • J. K.      21 vjeç,       m/sh/k
  • B. H.     19 vjeç,       m/sh/k
  • K. K.      17 vjeç,       m/sh/k

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: 20 shishe alkool dhe një mjet për hapjen e dyerve dhe dritareve (pajser).

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme do t’iu kthehen pronarëve legjitim.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, është vendosur që të dyshuarit të ndalen në ndalim për 48 orë dhe njëri për 24 orë, pasi që është person i mitur. / GazetaePrizrenit.net /

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.