08-05-2024

“Luani” dëshmon në Gjykatën Speciale për luftën e UÇK-së

Komandanti i Batalionit të II-të të brigadës 121 Kumanova, Ramiz Qeriqi, pas pak pritet të intervistohet nga Eulex, për Gjykatën Speciale.I njohur me nofkën e luftës Komandant Luani, ai ka thënë se ky intervistim dhe Gjykata Speciale, do ta dëshmojë që UÇK-ja nuk ka qenë e padrejtë dhe nuk ka kryer krime lufte.”Nuk është keq, sepse ne mund të tregojmë këtu që UÇK-ja nuk ka bërë asgjë keq. Këtu duke thënë të vërtetë do të mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Nuk kam pasur pasaportë për të shkuar në Hage, kam probleme me Serbinë jam në listën e Interpolit prandaj do të intervistohem këtu”.

”S’kam nevojë me u përgatit, kam qenë i përgatitur në luftë dhe atë se çka ka ndodhë atje do ta them këtu. Me kanë ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ashtu si të gjithë”.”Nëse një shqiptar dyshohet atëherë kjo i bie që të gjithë ata që ishin në luftë janë të dyshuar sepse të gjithë kemi pasur një qellim, mbrojtjen nga uniforma serbe”.

Asnjë koment

Comments are closed.