20-04-2024

Arrestohen tre persona të dyshimtë në Prizren, sekuestrohen armë e narkotikë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë-njësia në Prizren mbrëmjen e kaluar ka ndaluar një automjeti WV Golf 4 në të cilin ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram,një thikë,një pako me rizlla dhe tre telefona celular.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore.

“Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.) dhe gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Substancë e dyshuar për narkotikë e llojit Marihuane me peshë 8.49 gram një pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre fishekë, një pistoletë me gaz me mbishkrimin “Class Magnum”, tre fishekë, municion kalibër i panjohur, një thikë me hapje,një shufër gome, një qese najloni me qese të vogla të zbrazëta, një pako me rizlla, një boks metali ngjyrë e zezë”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu u theksua se personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon.

Asnjë koment

Comments are closed.