19-04-2024

Prizren: Nis instalimi i rrjetit nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike në Qendra historike

Qendra historike e Prizrenit pritet të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se tanimë KEDS ka filluar punimet për jetësimin e një projekti shumë të rëndësishëm, të futjes së kabllove të rrymës elektrike, dhe të atyre të internetit dhe të televizorëve, në rrjet nëntokësor.

“Ky projekt, ka filluar me vonesë për shkak se kemi pritur që KEDS t’i bëjë përgatitjet e duhura dhe t’i fillojë punimet, që u vonuan për shkak të pandemisë. Plani dinamik i punimeve pritet të zgjasë për rreth 40 ditë, ndërkaq kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë periudhë të punimeve për këtë projekt, i cili do të krijojë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë”, ka shkruar ai. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.